Pjesa e parë e transferimit të 1500 refugjatëve dhe emigrantëve nga Lesvos, i cili ka filluar në agim, u përfundua me sukses në 10:30 të mëngjesit. Azilkërkuesit u transferuan nga kampet e tyre në Mytilene në strukturat e tyre pritëse në Greqinë veriore.
Në veçanti, 635 persona u nisën për në Selanik me varkën “Caldera Vista”. Si ata ashtu edhe 1000 të tjerët do të zhvendosen me varkën “Aqua Blou” , ku nga porti i Selanikut, do të shkojnë në një strehë në Kilkis . 500 të mbeturit do të shkojnë në strukturat e tjera në veri të Greqisë .
Ndërkohë, mbrëmë rreth 125 refugjatë dhe emigrantë të tjerë mbërritën në Lesvos, sipas shifrave të publikuara nga Garda Bregdetare Turke.
Nga ana e saj, qeveria greke planifikon të shtojë patrullimet në porte, transferimin e refugjatëve në tokë. Kulmi i valës së re ishte pasdite e së enjtes, ku brenda një ore arritën 13 anije me gjithsej 547 refugjatë dhe emigrantë. Të gjitha Qendrat e Pritjes dhe Identifikimit (IDC) janë të mbipopulluara, presioni i ardhjeve të reja është duke u rritur.
Situata rrezikon të bëhet e pakontrollueshme nëse vazhdojnë të njëjtat . Ekziston një nevojë urgjente për një plan për de-përshkallëzimin e situatës në ishuj – dhe veçanërisht në Lesvos, ku ka më shumë se 10,000 të bllokuar.
Top Channel