Shirat e së hënës të shoqëruara me stuhi të forta shkaktuan probleme të rënda në Elbasan dhe Berat.

Rrugët u përmbytën, ndërsa qarkullimi u vështirësua tejmase. Në Berat, shiu që nisi rreth orës 15 e 30 minuta përmbyti pothuajse të gjitha rrugët. Qarkullimi i automjeteve pothuajse u paralizua.

Jo vetëm nakinat e kishin të vështirë të qarkullonin, por për shkak të erërave të forta, edhe për lëvizjet e kalimtarëve. Pjesa më e madhe e bizneseve u mbyllën duke ulur qepenat për të siguruar pronat e tyre. Pishat e qytetit u lëkunden fort, ndërsa degët e tyre gjenden kudo nëpër rrugë.

Zjarrëfikëset dhe punëtorët e bashkisë janë duke punuar për të mbajtur pusetat e hapura dhe për të qenë në gatishmëri në përkeqësimin e situatës. Për shkak të kësaj situate u ndërpre energjia elektrike për dy orë. Një stuhi po kaq e fuqishme përfshiu edhe rajonin e Elbasanit.

Rrugët kryesore u përmbyten nga uji dhe kjo ka krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

 

FOTO GALERI
1/6

Top Channel