Montreali – qyteti kanadez që i solli botës  Cirque du Soleil – i ka dhënë cirkut një tjetër dimension të ri, këtë herë duke hyrë në lojën e madhe të sferës së pasur me talente të animacionit dhe video-lojërave.

Në zonën e portit të vjetër, mes një ure gjigante mbi lumin Saint Laërence dhe një rrote rrotulluese për argëtim, këtë verë u shfaqën dy piramida të çuditshme të bardha; ato janë pjesë e  aktit të fundit nga Guy Laliberte, themeluesi i të famshmit Cirque du Soleil, i cili pasi ua shiti kompaninë e tij investitorëve kinezë dhe amerikanë në 2015-ten, i hyri një sipërmarrjeje të re: Lune Rouge (Hëna e Kuqe).

Pikërisht kjo kompani qëndron pas piramidave të çuditshme ku ofrohet një shoë që përzien akrobacinë dhe multimedian me tinguj vibrues, lazer, projeksione 360 gradë dhe efekte speciale.

“Montreal është pa dyshim kryeqyteti i cirkut në botë, por gjithashtu po bëhet i njohur si një qendër për argëtimin krijues. Sot ne po krijojmë spektakle që kërkojnë ekspertizë edhe në fushën e video lojërave dhe efekteve speciale, ndërsa po nisim të thyejmë barrierat mes njerëzve që vijnë nga bota e argëtimit, bota e cirkut, ajo e teatrit dhe e videogame-ve, për të sjellë kështu një lloj të ri dëfrimi”, tha Jean Guibert., drejtor artistic i Lune Rouge.

Shfaqja e pare e Lune Rouge, , “Through the Echoes”, u tregoi publikut  në 60 minuta  “historinë e krijimit të universit deri tani”. Këtë vjeshtë, piramidat e bardha planifikohet të zhvendosen nga Montreali në Miami, ku pjesëtarëve të audiencës do t’iu ofrohen edhe size tre D, për të shtuar kështu efektin e ndjekjes së aktorëve virtualë dhe akrobatëve.

Top Channel