“Jemi besimplotë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meriton plotësisht fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Fillimi i bisedimeve nuk është vetëm fitore e Qeverisë, por e aspiratës së shqiptarëve. Unë di të vlerësoj edhe rolin tuaj si deputetë të opozitës për të miratuar edhe ligjet e paketës së reformës në drejtësi.”
Kështu e nisi fjalimin në sesionin e ri, Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS, për të kaluar te reforma zgjedhore, të cilën e konsideroi kryefjalë të punimeve të Parlamentit. Ai theksoi se mazhoranca mirëpret në komision edhe Partinë Demokratike.
“Padyshim që reforma zgjedhore është kryefjala e këtij sesioni parlamentar, jo vetëm me ju (opozita), por edhe opozitës jashtë parlamentare, duke i garantuar PD-së një vend për përfaqësuesin e saj, duke i garantuar edhe veton. Përsëris edhe njëherë atë që kryeministri rishprehu që, ne mirëpresim që edhe PD të ushtrojë të drejtën e saj në këtë komision”, tha Balla.
“Për reformat e rëndësishme ne duhet të jemi bashkë”, shtoi Balla. Ai theksoi se Komisioni i Reformës Zgjedhore do të adresojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR.
Zyrtari socialist foli edhe për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke i konsideruar si fitore të demokracisë.
Kush e bëri Edi Ramën perandor? Rudina Hajdari flet për marrëveshjen Basha-Kryemadhi
Sesioni i ri parlamentar nis me konfliktin… Ballistë vs Partizanë
Top Channel