Askujt s’ ia priste mendja! Ja “sakrifica”që Rovena Dilo ka bërë për klipin e ri

02/09/2019 20:04

Këngëtarja e njohur, Rovena Dilo, ishte e ftuar këtë pasditë në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të treguar më tepër rreth klipit të saj më të fundit “Do të çmend”.

Bëhet fjalë për një baladë me motive ballaknike, ku protagoniste në videoklip është vetë këngëtarja, e cila shfaqet tepër sensuale buzë detit.

Gjatë bisedës në studio, Rovena tregoi detaje nga realizimi i videoklipit, duke u ndalur te xhirimi në oret e para të mëngjesit, për të kapur magjinë e lindjes së diellit, që padyshim u shoqërua me një “sakrificë” të vogël nga ana e saj.

“Jam zgjuar që në orën 2 të natës, nuk kam fjetur fare. Vura ca lugë të ftohta, e kam mësuar në Itali këtë kur kam bërë ‘dorëzohem’. Llugët i mban në frigorifer gjithë natën dhe në mëngjes i vë tek sytë”, tregoi ndër të tjera ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA