Rreth orës 14:00, të kësaj të diele, në lagjen “24 Maji” pranë stacionit të trenit, dyshohet se janë përfshirë në konflikt dy shtetas , të cilët punojnë me taksi.

Si pasojë e konfliktit është dëmtuar me kaçavidë shtetasi K.B., 44 vjeç, banues në Vlorë , i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Bëjmë me dije se autori është në ambientet e Policisë dhe po merret në pyetje në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Vazhdojnë veprimet e mëtejshme procedurale.

Top Channel