Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet për rikonstruksionin e rrugës Maliq-Libonik, një rrugë ku me gropat e shumta ishte kthyer në tmerr për drejtuesit e mjeteve.

Rruga është transformuar plotësisht ku tani është me korsi biçikletash, trotuare, gjelbërim dhe ndriçim led në të gjithë gjatësinë e saj.

Rruga me gjatësi 2,3 kilometër është drejt përfundimit dhe pritet të lehtësojë lëvizjen e mjeteve dhe daljen e fermerëve në tregje.

Kryeministri Rama, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, ishte në këtë kantier, ku punimet janë është drejt përfundimit.

“Kemi ndërhyrë edhe në disa fasada në fshatin Maliq dhe në Libonik dhe e gjithë gjatësia ka marrë formë”, – tha kryetari i Bashkisë Topçiu.

Po ashtu, rikualifikimit do t’i nënshtrohet edhe zona përreth, me rikonstruksionin e plotë të rrjetit inxhinierik nëntokësor, si dhe rehabilitimin e fasadave të 13 pallateve.

Top Channel