Po fusnin mallra kontrabandë nëpërmjet kufirit, arrestohen dy persona dhe shpallet në kërkim një i tretë nga Policia e Korçës. Burime nga policia raportojnë se bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E.B, 25 vjeç dhe V.B, 44 vjeç, si edhe po punohet për kapjen e shtetasit D.B.,30 vjeç, të tre banues në fshatin Menkulas, Devoll.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në hyrje të fshatit Menkulas, kanë konstatuar shtetasit E.B. dhe V.B., të cilët kishin kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme dhe po transportonin konfeksione të ndryshme (rroba) që i kishin futur kontrabandë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, shtetasi D.B., i shpallur në kërkim, rezulton të jetë porositësi dhe pritësi i mallrave.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera, kryer në bashkëpunim”, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Top Channel