Shpërndante kokainë me motor, arrestohet nga policia 45-vjeçari. Burimet zyrtare raportojnë se në pranga ka rënë shtetasi A.H., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas në rrugën “Prokop Mima” po lëvizte me motor ku gjatë ndërhyrjes së policisë ka hedhur në tokë dy kartopecetat,  brenda të cilave  kishte lëndë narkotike e dyshuar llojit kokainë. Këtë lëndë e kishte bërë gati për t’ua çuar klientëve që e kishin porositur.

Nga kontrolli i banesës ju gjet dhe një sasi tjetër kokaine, në total 306.2 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë,vijon puna për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel