Disa orë pas ngjarjes, Policia e Fierit ka dhënë detaje në lidhje me përleshjen në Levan të Fierit, konflikt që s’postua më pas edhe në spital mes dy familjeve kundërshtare.

Mësohet se deri më tani janë arrestuar 5 persona, ku njëri prej tyre është edhe ai që  plagosi me armën e punonjësit të policisë kundërshtarin e tij, në urgjencën e Spitalit Fier.

Konkretisht janë arrestuar shtetasit  D.B, 21 vjeç dhe G.B., 22 vjeç, të dy banues ne Levan, Fier, për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentativë”, “Goditje për shkak detyrës të punonjësit të rendit publik”.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi D.B, dyshohet se është autori i plagosjes me armë zjarri, i cili është kapur dhe arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Gjithashtu u bë arrestimi për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentativë” , “Mbajtje pa leje e armëve të ftoha” i shtetasve A.Zh., 51 vjeç, banues në Ferras; E. K., 32 vjeç, banues në Vlorë dhe A. Zh., 22 vjeç, banues në Ferras, Fier.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se konflikti ka nisur për motive banale në një lokal. Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i një arme gjahu, dy mjeteve prerës dhe tre automjeteve. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Top Channel