Përleshja me armë në spitalin e Fierit/ Zbulohen emrat e 5 të plagosurve. Tre, në gjendje të rëndë

01/09/2019 08:42

Top Channel ka zbardhur emrat e personave të plagosur mbrëmjen e djeshme në Levan të Fierit dhe në ambientet e spitalit. Gazetari i Top Channel në Fier, Shpëtim Cane, raporton se të plagosur janë Aleksandër Zhapaj dhe dy djemtë e tij, Aldi dhe Gentjan Zhapaj.

Ndërkohë, në reanimacion  vazhdojnë të qëndrojnë që prej mbrëmjes së djeshme shtetasit Klajdi Januz Lamaj dhe Erlind Afrim Muçaj.

Top Channel ka filmuar në ambientet e brendshme të spitalit, ku shihen njolla gjaku në muret e pavijonit ku një prej personave, i mori armën efektivit të policisë dhe qëlloi  në drejtim të palës kundërshtare, duke lënë të plagosur rëndë njërin prej tyre.

Top Channel