Lokali në ish-Bllok shërbente si “bazë droge”, në pranga 4 persona. Pronari përdoret stafin për shpërndarje

01/09/2019 10:01

Një lokal në ish-zonën e Bllokut shërbente si bazë e shitjes së drogave të forta, policia vë në pranga  pronarin dhe 4 te tjerë. Arrestimet janë bërë në kuadër të operacionit të koduar “Blloku”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e drogave të forta.

Në pranga  kanë rënë 4 shtetas, ndërmjet tyre pronari dhe administratori i lokalit, si dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Inicialet e të arrestuarve janë;  O. P., 38 vjeç, pasi kishte përshatuar lokalin për përdorim droge, prodhim dhe shitjen e saj, kryer në bashkëpunim;   A. A., 22 vjeç,, administrator i një lokali  në zonën e ish-Bllokut; A. Ll,, 30 vjeç, kamerier i lokalit dhe  E. H., 31 vjeç, klient i lokalit.

Ndërkohë janë proceduar në gjendje të lirë dy shtetas për kryerjen e veprës penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe një shtetas tjetër për kryerjen e veprës penale ”Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion se pronari i një lokali në zonën e ish-bllokut, shtetasi O. P., ushtronte aktivitetin e shitjes së lëndës narkotike kokainë në doza të vogla klientëve të tij dhe për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal përdorte kamerierët dhe banakierët, të cilët mbanin kontakt të herëpashershëm me klientët e këtij lokali, për të mos rënë në sy.

Pas dokumentimit të këtij aktiviteti kriminal është siguruar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësore Tiranë lejimi i kontrollit të brendshëm dhe të jashtëm të lokalit, dhe si rezultat i kontrollit të befasishëm u bë kapja në flagrancë e shtetasve të lartpërmendur duke tregtuar lëndë narkotike kokainë.

Gjatë kontrollit të ushtuar, dy klientëve u është gjetur nga një dozë me lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Po gjatë kontrollit në brendësi të lokalit, në pjesën e fundit të banakut, në një ambient të veçuar, me hyrje nëpërmjet banakut janë konstatuar mbetje lëndë pluhur e bardhë e dyshuar Kokainë, e sende të tjera që shërbejnë për mbajtjen dhe përdorimin e lëndës narkotike.

Në momentin e kontrollit nga Policia, kamerieri i lokalit shtetasi  A.LL ka hedhur në tokë një kuti shkrepëse me katër doza kokainë

Në pjesën para banakut të lokalit është gjetur një qese brenda së ciles, ndodhet nje leje drejtimi me emrin e shtetasit E. H., dhe një thikë me palosje e cila ishte hedhur në dysheme  nga shtetasi E.H. Gjithashtu janë gjetur dhe sekuestruar edhe 9 fishekë luftarak.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh kryer ne bashkëpunim”, “Përshtatje e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit luftarak”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA