Lindje/Perëndim: Përse e kërkon Donald Trump Groenlandën?

01/09/2019 17:32

Groenlanda e largët nuk i kishte pushtuar prej shumë kohësh titujt e parë të gazetave botërore.

Ishulli më i madh i globit, i mbuluar nga akulli në 80% të sipërfaqes së tij, ështe territor i pavarur i Danimarkës së ndodhur 3000 km larg, ndonëse vetë gjendet fare pranë Amerikës së Veriut ndërsa skaji veri-perëndimor sheh brigjet e Kanadasë.

Ishte falë vikingëve që pavarësisht pozicionit gjeografik, Groenlanda i përket një vend aq larg saj, por kjo tashmë i përket së shkuarës.

Sot ishulli është një rajon autonom mes oqeanit arktik dhe atij atlantik, dhe ndonëse fizikisht mund të jetë pjesë e kontinentit të Amerikës së Veriut, në aspektin politik e kulturor, mbetet prej më shumë se një mijëvjeçari i lidhur me Europën, me ato që ishin fuqitë kolonialiste të tij Norvegjinë e Danimarkën, e me Islandën gjithashtu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA