Siguria ushqimorë është pjesë e sigurisë kombëtare. Me këtë fjali ish-Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi prezantohej në media sa herë i jepej mundësia.

Po realisht sa kujdesej ai për sigurinë ushqimore? Top Channel një vit më parë investigoi mashtrimin që bëhej me insekticidin SilikonMix, i cili në vendin tonë importohej si pleh. Një mashtrim i tillë u mbështet edhe nga ish ministri bujqësisë i asaj kohe.

Arben Shytaj ish-inspektori i Autoritetit Kombëtarë të Ushqimit, qe nga të parët që kuptoi se silikon mix-i, nuk ishte pleh por insekticid, një gjë të tillë e fakton dhe me proçesverbalin e mbajtur në 4 gusht të 2017.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e tij thotë se ky urdhër është në shkelje të plotë me ligjin. Një gjë të tillë na e shjegon ish inspektori i AKU-së.
” Subjekti ka të drejtë të bëj ankimim tek AKU-ja në qendër dhe në qoftë se nuk fiton të drejtën atëherë i drejtohet Gjykatës Administrative. Sepse në bazë të Ligjit të statusit të nënpunësit neni 43 pika 3, nënëpunësi i AKU-së nuk duhet të zbatojë një urdhër të paligjshëm”- Arben Shytaj, ish Inspektor i AKU-së.

Sipas ish-inspektorit të AKU-së Arben Shytaj kjo e vërtetë i i kushtoi shtrenjtë. ” Dhe për këto procedura unë u pushova nga puna”- u shpreh Shytaj.
Rasti i Arben Shytajt nuk ishte i vetmi.

” Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, shihet se gjatë vitit 2018 nga ish- drejtori i AKU-së janë larguar 60 punonjës civilë”- vazhdoi më tej Shytaj.

Pesticidet e rrezikshme në vendin tonë jo gjithmonë në vendin tonë futen kontrabandë, rasti i silikon mix-it tregoi se këto helme të pakontrolluara futen edhe me urdhër të drejtuesve të lartë të shtetit.

Top Channel