Një automjet tip Reno është gjetur i djegur në Novoselë të Vlorës. Gazetari i Top Channel në Vlorë, Mikel Marsi raporton se automjeti është shkrumbuar i tëri.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia për të zbardhur rrethanat e përfshirjes së automjetit në flakë.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme apo ngjarje aksidentale. Policia nuk ka mundur të identifikojë pronarin e Reno-së. Mësohet se Automjeti është me targa të huaja CA 656 NY.

Polica është duket hetuar nëse automjeti mund të jetë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale dhe se zjarri mund t’i jetë vënë për të fshirë provat.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel