Ka përfunduar me rezultatin 0-2, ndeshja Vllaznia-Tirana, ku kjo e fundit triumfoi falë golave të Grent Halilit dhe Majkëll Ngo.

Brenda 60 sekondave, Tirana mundi të shënojë dy herë kundrejt Vllaznisë. Ndeshja u shoqërua me tensione, ku për shkak të hedhjes së shisheve kundrejt lojtarëve në fushë, ndodhi një ndërprerje për 6 minutash.

Përsa i përket golave, një mosmarrëveshje në mbrojtjen e shkodranëve dhe Halili i gatshëm për të përfituar, ia doli mbanë për të ndryshuar shifrat. Ende pa u shuar festa e bardhebluve, Tirana shënoi golin e dytë këtë herë me Majkëll Ngo.

Me vetëm 60 sekonda diferencë nga njëri gol në tjetrin, Tirana udhëhoqi ndeshjen më simbolike të kampionatit, atë me Vllazninë në “Loro Borici” të quajtur ndryshe edhe si derbi i Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA