S’flet mjaftueshëm frëngjisht, gjobitet kompania e fluturimeve “Air Canada”

31/08/2019 12:13

Air Canada është gjendur përballë një situate të pazakontë, kompania ajrore është urdhëruar t`i paguajë një çifti frëngjishtfolës 21,000 dollarë kanadezë apo 15,700 dollarë amerikanë, dhe t`iu shkruajë një letër ku t`i kërkojë ndjesë për shkeljen e të drejtave të tyre gjuhësore.

Çifti u ankua se disa prej shenjave në fluturimin e brendshëm ishin vetëm në gjuhën angleze, ndërsa disa të tjera i jepnin më pak rëndësi versionit francez. Çështja shkoi në gjykatë ku u vendos se linja ajrore kishte shkelur  ligjet e dygjuhësisë së Kanadasë.

Michel dhe Lynda Thibodeau nuk u lodhen, por paraqiten plot 22 ankesa ndaj kompanisë në vitin 2016. Një prej argumenteve ishte se fjala “hiq“ qe printuar në rripat e sigurimit vetëm në anglisht, ndërsa përkthimet në frëngjisht të fjalëve të tilla si “dalje” ishin me shkronja më të vogla.

Ky episod nuk është i izoluar.

Në Quebec, shitësve nërpër dyqane u ndalohet të thonë “Hi“. Autoritetet argumentojne se Quebec-u është një qytet me shumice frankofone dhe një komunitet anglishtfolës, ndaj duhet të ruajë origjinalitetin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA