Marrëdhëniet SHBA-Poloni mund të marrin një tjetër shtysë pozitive kur të dy vendet të nënshkruajnë, siç përflitet, një marrëveshje mbi rrjetet 5G. Kjo sipas një zyrtari të lartë të shtëpisë së bardhë, ka gjasa të ndodhë gjatë vizitës së zëvendës-Presidentit amerikan, Mike Pence të vizitojë Varshavën ditët e ardhshme.

Njëri prej synimeve të marrëveshjes do të ishte mbrojtja e rrjeteve nga hyrjet e paautorizuara dhe nga furnizuesit e pajisjeve të telekomunikacionit që kontrollohen nga vende të cilat zyrtari i cilësoi si “kundërshtare”, por pa i përmendur në emër.  

Shtetet e Bashkuara janë vëne në krye të një fushate globale për të bindur aleatët të ndalojnë hyrjen në rrjetet 5G të firmës kineze Huawei Technologies, furnizuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit.

Qeveria amerikane thotë se kompania është në gjendje të përgjojë klientët, se ka shkelur sanksionet ndaj Iranit dhe ka vjedhur pronën intelektuale amerikane.

Duke përmendur shqetësimet e sigurisë kombëtare, Uashingtoni e futi këtë firmë në një listë të zezë, çka i ndalon praktikisht kompanive amerikane të bëjnë biznes me të pa pasur një leje të veçantë. Pence do të shkojë në Poloni në vend të Trumpit, i cili anuloi papritmas planet e tij të udhëtimit për të siguruar se qeveria federale do të jetë e përgatitur për uraganin që po i afrohet Floridës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA