Konviktet te” Qytet Studenti” po bëhen gati për të pritur banorët e tyre, në fillimin e vitit të ri shkollor. Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë, Erion Veliaj kanë inspektuar punimet në godinën e vajzave, numër 24 dhe 25.

Ka përfunduar rikonstruksioni i 11 godinave, ndërkohë që kanë mbetur edhe 3 të tjera. Kryetari Veliaj kërkoi që studentët kur të vijnë, ta mirëmbajnë atë që është bërë .

“Në Qytetin Studenti, ne punësojmë shumë staf, recepsionistë, administratorë, etj.. Çdo gjë ka nevojë për t’u mirëmbajtur. Menduam që ideja më e mirë, meqë specialistët janë më paga minimale, është që ne mund të punësojmë studentë. Pra, do të hapim disa vende pune dhe do t’u themi që kemi disa vende pune si administratorë. Po u prishën dushet, po ndodhi diçka, apo ndonjë problem tjetër kemi një administrator që është një prej studentëve”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku vlerësoi  se me kartën e studentit është ecur shumë mirë . Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama theksoi se puna po vijon edhe në universitetet e rretheve si: Vlorë, Elbasan e të tjera.

Ne jemi në kohë për t’i akomoduar pjesën më të madhe si duhet. Tani kanë mbetur disa këtu. Plus, Korça ka filluar, Shkodra po ashtu është në proces për të filluar, fillon këto ditë sepse gjithçka është bërë gati. Po ashtu për Elbasanin, Vlorën dhe Gjirokastrën,” tha Rama.

Kryeministri vlerësoi se bashkëpunimi me sektorin privat  i ka dhënë zgjidhje  investimeve, të cilat qeveria e vetme nuk mund t’i përballonte.

“Pa diskutim që ky është i vetmi mekanizëm. Sot pashë videon e re nga rruga e Arbrit, ajo është bërë spektakël, ka shkuar deri në gjysmë të rrugës. Është një fond që qeveria nuk e kishte, se po ta kishte do ta kishte bërë 30 vjet. Nga ana tjetër, këto nuk shikohen të veçuara. Sepse dikush mund të pyesë, pse nuk i keni ju 300 milionë? Por nuk janë vetëm këto që duhen, sepse janë dhe 1500 gjëra të tjera. Qeveria nuk i mbledh të gjitha në një vend. Ndërkohë që rruga e Arbrit mbaron brenda 2021 dhe ne shlyejmë deri në 2031, që do të thotë njerëzit 10 vjet e gëzojnë, ndërkohë që me atë lloj ritmi do të ishin dashur 13 vjet ta bënim. Këtu krijohet ideja se, kur këtu fton privatin, ai merr lekët e shtetit dhe ikën. Ai hedh lekët e veta për një periudhë kohe, sa të garantohet ai shërbim apo ajo vepër dhe publiku e përfiton pa asnjë shpenzim ekstra, ndërkohë që qeveria paguan pastaj me këste deri kur ta shlyejë dhe i kthehet në pronën e vet”, u shpreh kryeministri.

 

Top Channel