Pas një gjysmë sezoni tërësisht zhgënjyes, pushimet verore duket se u kanë bërë mirë dy pilotëve të Ferrarit, që janë rikthyer bindshëm dhe kanë arritur të “skuqin” startin në Çmimin e madh të Belgjikës.
Ishte piloti francez Charles Leclerc që vendosi kohën më të shpejtë në Spa, një pistë në të cilën Ferrari nuk nisej i pari që prej vitit 2007 me Kimi Raikkonen, ndërsa i dyti do të niset piloti tjetër i “kokëkuqes”, Sebastian Vettel.
Pilotët e Mercedes do të duhet të kënaqen vetëm me radhën e dytë, me kampionin në fuqi të botës, Lewis Hamilton që regjistroi kohën e tretë më të shpejtë dhe pilotin finlandez Valteri Bottas, që u rendit i katërti.
Gara për Çmimin e Madh të Belgjikës do të zhvillohet nesër dhe pas një dominimi total në provat e lira dhe ato zyrtare, te Ferrari janë optimistë që më në fund ka ardhur momenti të hapin shampanjën e fitores së parë sezonale.
Top Channel