Tensionet e larta me Rusinë, Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike
Janë të paktën 30 protesta të parashikuara për t’u organizuar gjatë fundjavës në të gjithë Britaninë, për të kundërshtuar kërkesën e kryeministrit Boris Johnson për pezullimin e Parlamentit dhe largimin e nga BE pa marrëveshje.
Protestuesit janë kryesisht pro-Bashkimit Evropian dhe qëndrimit të Britanisë në union, ndërkohë që kryeministri i ri nuk ka përjashtuar largimin edhe pa arritjen e një marrëveshjeje. Ekspertët kanë paralajmëruar se Brexit pa marrëveshje do të ishte dëmtues për Londrën.
Falë vendimit të Johnson për të pezulluar Parlamentin – normalisht një ndërprerje rutinë për të lejuar qeverinë të hartojë plane për një axhendë të re legjislative – ligjvënësit pro-BE-së kanë vetëm tre ditë për të miratuar një legjislacion urgjent, një kohë jashtëzakonisht e shkurtër për të shqyrtuar legjislacionin në Dhomat e Komunëve dhe Lordëve.
Drejtuesi i partisë kryesore të opozitës së Punës në Britani, Jeremy Corbyn, u ka kërkuar anëtarëve të partisë të protestojnë të Shtunën në 10 qytete britanike dhe të “mbyllin rrugët” dhe “të pushtojnë ura”.
Top Channel