24/05 15:52
Tirana ka zhbllokuar në minutën e 58-të takimin në klasiken e futbollit shqiptar, duke iu falur golit të Grent Halilit.
Një mosmarrëveshje në mbrojtjen e shkodranëve dhe Halili i gatshëm për të përfituar, ia del mbanë për të ndryshuar shifrat. Ende pa u shuar festa e bardhebluve, Tirana shënon golin e dytë këtë herë me Majkëll Ngo.
Me vetëm 60 sekonda diferencë nga njëri gol në tjetrin, Tirana udhëheq ndeshjen më simbolike të kampionatit, atë me Vllazninë në “Loro Borici” të quajtur ndryshe edhe si derbi i Shqipërisë.
Top Channel