27/11 23:03
Acarimi i tifozëve të Vllaznisë nuk u limitua vetëm me hedhjen e shisheve të ujit në fushën e lojës apo të pushtimit të saj nga ana e tyre gjatë sfidës me Tiranën në ndeshjen e javës së tretë të Kategorisë Superiore.
Incidentet vijuan edhe pas përfundimit të ndeshjes kur u sulmua edhe autobusi i skuadrës së Tiranës teksa u godit me sende të forta.
Për fat të mirë nuk pati probleme për futbollistët dhe stafin teknik të skuadrës kryeqytetase, pasi goditjet me sende të forta kanë shkaktuar vetëm dëme materiale teksa u thyen xhamat e autobusit.
Tashmë për këtë ngjarje të shëmtuar pritet vendimi i Komisionit të Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit
Top Channel