Një person ka vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur në Lion të Francës, pasi dy persona të armatosur me mjete të ftohta kanë sulmuar kalimtarë të rastit.

Tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, ndërkohë që policia ka arrestuar një të dyshuar.

Autoritetet franceze nuk e kanë bërë ende të qartë nëse bëhet fjalë për ndonjë sulm terrorist, por kërkimi për të dyshuarin tjetër po vazhdon në mbarë vendin.

Në Maj të vitit të shkuar, një pako bombë u vendos përpara një furre buke në qendër të Lionit, që më pas la 14 të plagosur.

Agresori ishte një algjerian i radikalizuar, i cili u arrestua tri ditë më vonë dhe rrëfeu  se kishte lidhje me ISIS-in.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA