22 vjet nga vdekja e parakohshme e saj, bota nuk e ka harruar princeshën Diana. Homazhet vërshuan në rrjetet sociale për atë që konsiderohet si figura ndoshta më e dashur e familjes mbretërore britanike.
Diana vdiq kur limuzina me të cilën udhëtonte u përplas me një kolonë të tunelit Pond D`alma në paris 31 gushtin e vitit 1997. Vdekja e saj shokoi vendin e bëri të vajtojnë milionë njerëz anembanë botës. Dy dekaka më vonë, figura e Dianës vazhdon të mbetet po aq e dashur sa atëherë, kur të gjithë e quanin “princesha e popullit”.
Në facebook, është hapur një grup që i kushtohet princeshës së ndjerë të Wellsit. Ai u mbush me mesazhe emocionuese, si “U largua, por nuk u harrua kurrë”, “22 vjet më parë, bota humbi princeshën e saj më të bukur e të jashtëzakonshme”, apo “Asnjë anëtar tjetër i familjes mbretërore nuk ka për tu kujtuar në këtë mënyrë”!!
Diana dallonte nga të tjerët në pallatin mbretëror; ajo e kuptoi rëndësinë e jashtëzakonshme të pozicionit te saj dhe e shfrytëzoi për të promovuar çështje që i kishte për zemër e për të krijuar lidhje më të ngrohta me publikun.
Një prej arsyeve që e quajnë “princesha e popullit” është se gjithmonë afrohej me njerëzit e thjeshtë. Në bisedat që patën me të, shume ndienin se princesha jo vetëm i dëgjonte me kujdes, por interesohej vërtet për atë çfarë kishin për të thënë. Me sjelljen e saj jashtë kornizave të ngurta, Diana konsiderohet se praktikisht, edhe vetë familjen mbretërore e afroi më shume me popullin.
Top Channel