Një statujë tetë metra e lartë e Donald Trump, me modelin e pangatërrueshëm të flokëve, me kostum blu, këmishë të bardhë dhe kravatë të kuqe, është ngritur në një fshat idilik në një qoshe të përgjumur të Sllovenisë Veriore.
Krahu i djathtë është i ngritur në qiell, në një pozë që të kujton jo pak statujën e lirisë në Nju Jork.
Statuja u pa në fshatin Sela Pri Kamniku, rreth 30 km në veri të Ljubjanës, në vendin e lindjes së bashkëshortes së Trump, Melania. Dhe para inaugurimit, që do të bëhet të shtunën, vepra e artit ka ndezur reagime të forta në fshat. Krijuesi, arkitekti Tomaz Schlegl, thotë se ai donte që ajo të shërbente si një koment ndaj politikave populiste. Një mekanizëm i instaluar në kokë, lejon që të ndryshojnë shprehjet e fytyrës, nga miqësor gjatë javës, në të frikshëm, në fundjavë duke simbolizuar kështu hipokrizinë e politikanëve populistë. Por, mesazhi nuk është kuptuar nga të gjithë. Disa nga fqinjët kanë tentuar edhe ta dëmtojnë statujën.
E nën presionin e bashkëfshatarëve, pronari i tokës në të cilën është vendosur statuja, ka dhënë leje që ajo të qëndrojë atje vetëm për dy muaj dhe të digjet më 31 tetor, për Halloween.
Top Channel