Një shekull pasi monarkia gjermane u abrogua, disa nga pasardhësit e saj vazhdojnë të mbeten të përfshirë në një betejë për të rimarrë atë që ata e konsiderojnë si pronë të tyre.
Në lojë, janë pallate përrallore dhe mijëra artefakte dhe vepra arti të çmuara. Lufta ka hedhur sërish dritë mbi familjet aristokratike gjermane, që janë zakonisht të njohura për revistat e showbizit dhe në mënyrë të veçantë, në shtëpinë Hohenzollern.
Tani, pasardhësit e perandorit të fundit gjerman dhe mbretit të prusisë, Kajser Vilhelm II, po tentojnë të marrin pronat dhe thesaret që u konfiskuan nga sovjetikët në 1945.
Çmimi më i madh në lojë është e drejta e rezidencës në pallatin Cecilienhof, afër Berlinit, vendi ku u mbajt onferenca e Potsdamit në 1945. Ndërtesa e stilit Tudor, që ka 176 dhoma, gjashtë kopështe dhe 55 oxhakë, ishte pallati i fundit prusian i ndërtuar nga Hohenzollerns.
Ishte pikërisht atje që liderët fitues të aleatëve, presidenti amerikan Harry Truman, kryeministri britanik Uinston Churchill dhe lideri sovjetik, Joseph Stalin, ravijëzuan formën e botës së pas luftës.
Pallati dhe të tjera pasuri të humbura pas perdes së hekurt, u bënë të prekshme sërish për familjen Hohenzollern, me rënien e murit të Berlinit.
Përfaqësues të familjes dhe fondacione kulturore kanë mbajtur edhe negociata sekrete për kompensimin dhe kthimin që prej 2013, disa herë madje edhe në godinën e kancelarisë gjermane.
Çështja dhe bisedimet sekrete dolën në dritë në korrik, në një raport nga e përjavshmja Der Spiegel, dhe më pas u konfirmuan nga ministria e kulturës.
Top Channel