A është e mundur të integrohet arkitektura me ambientin në mënyrë të tillë që të krijohet një territor sa më harmonik duke pasur në të njëjtën kohë edhe banesa të rehatshme?
Propozimi që pretendon të sjellë një shkrirje sa më të madhe me natyrën, është ai i shtëpive pasqyrë: struktura që reflektojnë nga jashtë mjedisin ku ndodhen. Idenë e ka eksploruar që në 1936-tën Frank Lloyd Wright, me shtëpinë që kishte ngritur pranë një ujvare, duke e shndërruar në një fuzion perfekt të veprës së njeriut me natyrën.
Mjeshtri amerikan ka qenë pionieri i arkitektures organike të bazuar tek ekuilibri mes mjedisit te ndërtuar dhe atij natural. Ka disa mënyra për të realizuar ndërtesa të integruara sa me mire në një territor, ndër to, godinat pasqyrë mbeten më interesantet.
Në Arabinë Saudite është ndërtuar një teatër i tillë në shkretëtirë, 22 km larg qytetit të Al Ula dhe është vërtet një mrekulli të shohësh sesi shkrihet ai me zonën përreth. Në Joshua Tree të Kalifornisë, artisti Phillip K Smith III e vuri në jetë projektin e mbështetur te loja e dritës dhe pasqyrave të quajtur Lucid Stead.
Në Bolzano të Italisë ngrihet një ndërtesë-pasqyrë që reflekton panoramën e bukur pranë saj. edhe në Harads të Zvicrës gjendet në hotel mes pemëve, të cilin pothuajse nuk e shquan dot. Ideja e krijuesve ishte ajo e krijimit të një harmonie të plotë me natyrën duke respektuar ndërkohë vlerat ekologjike.
Top Channel