Në edicionin e 76 të Festivalit të Filmit në Venecia, ishte dita e yjeve hollivudiane. Protagonistë ishin Brad Pitt dhe Scarlett Johansson, të pritur nga fansa që i prisnin prej orësh, pavarësisht të nxehtit.
Johansson, që me Adam Driver është protagoniste e “Marriage Story”, e ka quajtur këtë film, një shenjë të fatit.
Plot buzëqeshje dhe dukshëm i kënaqur, Brad Pitt, astronaut protagonist i ‘Ad Astra’ të James Gray, në anën tjetër, pranoi se kjo, ka qenë ndoshta puna më e vështirë e jetës së tij, një film delikat, një sfidë e vërtetë.
Bëhet fjalë për historinë e një astronauti mes një babai dhe një djali që përpiqen të ruajnë ekuilibrin e duhur në mënyrë delikate.
‘Ad Astra’, është ndoshta filmi në të cilin Pitt duhet të dëshmojë brishtësinë që nuk i shkon për shtat modeleve mashkullore që shpesh ka përcjellë në ekran, por që ka zbuluar ndoshta brenda tij, me kalimin e kohës.
Top Channel