Atentati në Vlorë/ I plagosuri, ish-mësuesi i denoncuar më parë nga “Fiks Fare”
30/08/2019 21:12
Mbrëmjen e sotme, një 36-vjeçar u qëllua me armë zjarri teksa gjendej në ballkonin e banesës së tij.
Mësohet se bëhet fjalë për ish-mësuesin e edukimit fizik, Eljus Thartori, i cili 12 vite më parë ka qenë i dënuar për vrasje.
Ju kujtojmë se dy vite më parë, kamera e “Fiks Fare” e filmoi të plagosurin, asokohe mësues të edukimit fizik të shkollës 9 vjeçare “Teli Ndini” në Vlorë, Eljus Thartori, duke luajtur me letra në klasë.
Mësuesi, në kundërshtim me ligjin, inkurajonte nxënësit që të fyenin drejtoreshën gjatë orës së mësimit.
Vlorë, qëllohet me armë në ballkonin e shtëpisë 36-vjeçari
“Fiks Fare”: Mësuesi i dënuar për vrasje luan bixhoz në klasë
Top Channel