Një zjarr masiv ka përfshirë vreshtat e fshatit Grabovicë në bashkinë e Pogradecit.

Zjarri fillimisht është shfaqur në afërsi të fshatit Çërravë, ndërsa erërat e forta i kanë ndryshuar drejtim duke e çuar më në veri.

Temperaturat e nxehta, erërat dhe shkurret e thata favorizojnë përhapjen e zjarrit dhe për pasojë edhe izolimin e flakëve.

Për shuarjen e këtij zjarri me përmasa të konsiderueshme janë angazhuar dy mjete zjarrfikëse, punonjës të MZSH si dhe banorë të zonës, por izolimi i flakëve duket i vështirë për momentin.

Flakët përhapen me shpejtësi si pasojë e shkurëve të thata në këtë zonë teksa rrezikojnë të përfshijnë jo vetëm vreshtat e banorëve por edhe telat e linjës përcjellëse të energjisë elektrike si dhe kabujt e njërës prej kompanive telefonike.

Top Channel