Shumë maturantë të cilët kanë përfunduar vitin e tyre të fundit shkollor, do të ulen për herë të parë në bangat e universiteteve. Zgjedhja e degës së studimit është më e rëndësishmja për ta. Për këtë arsye Universiteti Europian i Tiranës, ka zgjeruar programin e studimit.
“Këtë vit akademik, do të kemi një ofertë të re. Do të zgjerohemi me 75 programe studimi. Jane disa degë”, thotë Selami Xhepa.
Studentët të cilët do të regjistrohen pranë Universiteti Europian të Tiranës, do të kenë mundësinë të ndjekin një nga disa programet e studimeve ndërkombëtare.
“8 programet e studimeve Erasmus, do t’u japin mundësi studentëve që të krijojnë partnership ndërkombarë”, sqaron Xhepa.
Për Universitetin Europian të Tiranës, punësimi i studentëve pas diplomimit mbetet prioritare.
“Nuk është i rëndësishëm vetëm diplomimi. E rëndësishme për ne mbetet se sa student që përfundojnë studimet angazhohen në tregun e punës. Këtë ne e kemi parimore gjatë gjithë kohës”, deklaron profesori.
Nga data 2 shtator, pranë Universtetit Europian të Tiranës, studentët do të kenë mundësi të bëjnë regjistrimet, sipas përzgjedhjes së tyre të programeve të studimit.
Top Channel