Për  herë të parë gjatë dekadës së fundit po shtohet interesi për të studiuar në universitetin e Gjirokastrës. Këtë  vit ka një rritje të aplikimeve të reja me 30% krahasuar me vitin e kaluar dhe ky është trendi më pozitiv që prej vitit 2010 kur nisi dhe rënia e numrit të studentëve.

Rektori  i universitetit “Eqrem Çabej” , Bektash Mema tha se rritja e numrit të aplikantëve në Gjirokastër vjen si rrjedhojë e studimit që ka bërë Universiteti për hapjen e programeve që i shërbejnë tregut të punës. Kjo gjë është reflektuar në rritjen e kërkesave. Një pjesë e maturantëve janë orientuar drejt programeve që ka kanë treg pune.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA