Dy persona të moshës 43 dhe 46 vjeç u arrestuan për vrasjen e një shqiptari 68-vjeçar që punonte si roje sigurie në Korydallos qershorin e kaluar.
68-vjeçari u gjet i vdekur në mëngjesin e 17 qershorit 2019. Ndërsa vajza e tij, i kishte thënë policisë në atë kohë, se babai i saj e kishte marrë në telefon në orën 2.40 të mëngjesit, duke raportuar se kishte qenë viktimë e një grabitjeje. Personi që shkoi në vendin e ngjarjes, tha se shqiptari ishte gjetur i rrahur dhe i lidhur.
Vdekja e tij ishte rezultat i dhunës së shkaktuar nga grabitësit. Ai kishte pësuar dëmtime në kokë, kraharor dhe krahun e djathtë.
Njëri nga autorët raportohet se ka punuar si shofer në të njëjtën kompani si viktima deri në maj. Ish-punonjësi i akuzuar për vrasje, dyshohet se ka shkuar në vendin e grabitjes me makinën tip “BMW”. Ai argumentoi që ndërmarrja e tij i kishte borxh para dhe kjo ishte arsyeja që ata u përpoqën të merrni makineri nga kompania, ku u gjeti i vdekur shqiptari.
Në deklaratën e policisë thuhej:
” 68-vjeçari u gjet i plagosur rëndë, në orët e para të 17 qershorit 2019, në zyrat e kompanisë, ku punoi si roje sigurie në Korydallos. Ai më pas u dërgua në spital, ku u raportua vdekja e tij.
Nga hetimet u zbulua se vdekja e tij shkaktuar nga rrahja
Viktima u sulmua nga dy persona të panjohur që kishin hyrë në kompani për vjedhje. Teksa grabitësit ishin pikasur nga roja, ata nuk nguruan që ta dhunonin dhe lidhnin në vendin e punës.
Një hetim i plotë zbuloi se autorët ishin dy shtetas të moshës 43 dhe 46 vjeç, të cilët u identifikuan dhe u referuan te Departamenti i Krimeve Kundër Jetës dhe Lirisë.
Top Channel