LIVE/ Ilir Meta shfaqet për herë të parë nga kafazi i xhamtë pas 18 muajsh në qeli. Kryemadhi kërkon Ramën dëshmitar. Gjyqi shtyhet për në 11 maj Qeveria mund ti lërë më shumë kohë në dispozicion biznesit për tu përgatitur për ligjin e ri të faturës elektronike. Ligji ishte parashikuar të hynte në fuqi në 1 janar të vitit të ardhshëm, por ministrja e financave tha se qeveria do të marrë parasysh sugjerimet e biznesit nëse koha është e pamjaftueshme.
Ligji i ri ndryshon rrënjësisht sistemin se si biznesi regjistron dhe raporton aktivitetin e tij financiar tek tatimet duke bërë të mundur transmetimin e të dhënave në kohë reale. Për këtë arsye ministria e financave është duke zhvilluar konsultime intensive me të gjitha grupet e interesit që preken.
Sipas ministrisë së financave sistemi i ri do të kufizojë shtigjet për evazion dhe i mundëson tatimeve që të kontrollojnë më mirë bizneset me risk.
Qeveria ende nuk e ka bërë publik modelin e programit të ri, që bizneset do të detyrohen ta blejnë për të regjistruar transaksionet e tyre mes njëri tjetrit apo dhe ato me konsumatorët. Por ministrja e financave tha se për bizneset e vogla me xhiro deri në 2 milionë lekë ky program do të ofrohet falas nga AKSHI, ndërkohë që pjesa tjetër duhet ta blejë në treg të lirë.
Top Channel