Me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet do të kenë vendin e tyre në aktivitet që do të zhvillohen dhe arbëreshët.
Komunat arbëreshe në Itali do të hartojnë një kalendar të caktuar aktivitetesh me qëllim nxitjen dhe ruajtjen e historisë dhe traditave shqiptare.
Kryetar i Bashkisë, Veliaj u takua me nënkryetarin e Këshillit të Komunës së Potencës, i cili ka origjinë shqiptare, Antonio Vigilante.
“Dua t’i uroj Antonios një mirëseardhje të ngrohtë në Shqipëri dhe në Tiranë. Jam shumë i lumtur që miku ynë nga Bashkia e Potencës është këtu sot sepse në Bazilikatë janë rreth 5 komuna arbëreshe. Do të doja shumë që në 100 vjetorin e Tiranës si kryeqytet i të gjithë shqiptarëve, jo vetëm i Shqipërisë, të fillonim punën për një kalendar të përbashkët, ku me miqtë tanë arbëreshë të kemi mundësi të tregojmë se vërtet mund të kemi qenë fizikisht të ndarë, por shpirtërisht dhe kulturalisht jemi gjithmonë pranë”, shprehet Veliaj.
Veliaj mbështeti idenë e krijimit të një shtëpie muze kushtuar arbëreshëve.
“Një ide e shkëlqyer është gjetja e një shtëpie muze për arbëreshët, siç kemi bërë me Shtëpinë e Gjetheve, BunkArtin ose Shtëpinë Kadare, që të përfaqësojë mbi 30 komuna, të cilat më shumë sforco dhe me shumë entuziazëm mbajnë gjallë kulturën tonë. Le ta kemi edhe këtu një shtëpi të tyre, edhe si një kujtesë të përditshme të gjymtyrëve tona që janë në anën tjetër të Adriatikut”, shton më tej Veliaj.
Kjo gjë, theksoi veliaj do të ndikojë në forcimin e marrëdhënieve mes dy bashkive, asaj të Potencës dhe Tiranës.
Top Channel