Drejtorët e institucioneve të Shkodrës kanë dalë kokë ulur nga dera e pasme e PS pas mbledhjes me kryeministrin Edi Rama.

Kjo video e Top Channel tregon momentin e daljes së tyre nga mbledhja nga ku burimet tregojnë se Rama i ka bërë “dush të ftohtë”.

Ky fakt u përforcua edhe nga deklarata e kryetares së këshillit bashkiak, Briselda Kadia, e cila pas mbledhjes në një prononcim për median tha:

“Të gjithë drejtorët e bashkisë Shkodër iu komunikua se duhet të japin dorëheqjen në mënyrë që të kemin një ristartim të gjithë procesit në këtë bashki. Vendet vakante do të plotësohen nga persona që do jenë brenda këtyre institucioneve. Do ngrihet një komision qytetar për të përcaktuar zëvendësuesit. Prioritet do kenë gratë për të qenë drejtuese të këtyre institucioneve”, u shpreh Kadia.

Ndërkohë pak para deklaratës së Kadias, Top Channel raportoi se Rama u ka thënë drejtorëve të japin dorëheqjen.

Kryeministri ka shprehur pakënaqësi të thellë për mënyrën e drejtimit të institucioneve prej tyre në raport me shërbimet ndaj qytetarëve.

Top Channel