Quhet Zahia Dehar dhe fitoi famë pas skandalit seksual të disa viteve më parë me dy emra të njohur të futbollit francez Frank Ribery dhe Karim Benzema. Tashmë ajo do të jetë protagoniste të një film të Rebecca Zlotowskit që do të shfaqet në ekranet e kinemasë.
Filmi titullohet ‘An easy girl’ dhe tregon historinë e Sofias që flinte me burra të pasur duke pranuar ofertat e tyre dhe të një kushërire të saj, Naima e cila është e joshur nga bota e epsheve dhe luksit.
Zahia Dehar u bë e njohur në vitin 2010 kur u shpërtheu edhe skandali te Franca me vajzën që ishte përkufizuar si dhurata e ditëlindjes për Ribery e Benzema, përpara se ajo të niste karrierën e stilistes për veshjet intime. Tani karriera e saj do të vijojë në fushën e kinematografisë ku ajo do të shfaqet edhe si aktore.
Top Channel