Rafael Nadal e nis me një fitore të lehtë aventurën e tij në turneun e fundit Grand Slam të vitit, US Open. Tenisti spanjoll u kualifikua për në raundin e dytë të evenimentit pasi mundi pastër 3-0 numrin 60 të botës John Millman.

Numri 2 i renditjes botërore e dominoi totalisht këtë ndeshje dhe i fitoi setet 6-3;6-2 dhe 6-2 në pak më shumë se 2 orë lojë.

U kualifikua për në raundin e dytë edhe Alexander Zverev, por talenti gjerman vuajti më shumë nga sa pritej në sfidën e tij ndaj Radu Albot pasi u desh të zgjidhte këtë sfidë vetëm pas setit të 5. Zverev fitoi dy setet e parë me lehtësi 6-1 dhe 6-3, por rumuni bëri surprizën teksa fitoi 2 setet e tjerë 6-3;6-4 për ta çuar ndeshjen në set final të cilin e fitoi 6-2. Në ditën e dytë nuk kanë munguar surprizat me Thiem dhe Tsitsipas që u eliminuan në mënyrë të papritur nga US Open.

Në kampion e femrave, numri 1 i botës, Naomi Osaka vuajti shumë për të kaluar në raundin e dytë të US Open. Kampionia në fuqi e turneut mundi rusen Anna Blinkova me rezultatin 2-1 me sete 6-4;6-7 dhe 6-2 në një ndeshje që zgjati plot 2 orë e 28 minuta.

Bëri debutimin e saj në US Open edhe Cori Gauff që ishte zbulimi i turneut të Wimbledonit. Tenistja 15 vjecare arriti të kualifikohej për në raundin e dytë në Flushing Meadows teksa mundi në sfidën e adoleshenteve 18 vjecaren Anastasia Potapova me rezultatin 2-1 në 2 orë e 1 minutë lojë me sete 3-6; 6-2 dhe 6-4.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA