Sipërfaqja e tokës bujqësore në atë pjesë të Shqipërisë që dikur njihej si hambari i Myzeqesë tkurret çdo vit e më shumë.

Nga 3300 hektarë tokë në njësinë administrative Topojë të Fierit, këtë vit llogaritet se kanë mbetur pa u punuar 550 të tilla. Edhe pse toka është pjellore me një rendiment të lartë, 60-70 kuintalë për hektar, gjithnjë e më shumë sipërfaqe po lihen djerrë.

Petraq Peto, kombajneri më i vjetër në Fier tregon se interesimi i fermerëve të zonës është i ulët.

Edhe një pjesë e tokës që mbillet thotë ai, shfrytëzohet kryesisht për ushqim bagëtish.

Kreu i njësisë administrative, Aleksandër Kola thotë se shkak per lënien djerrë të tokave është mungesa e krahut të punës, pasi të rinjë janë larguar jashtë vendit por dhe çmimet e ulëta te drithërave.

Fermerët e kësaj zone kultivojnë kryesisht grurë, misër, fasule dhe foragjere.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA