Në atë që është një iniciativë e paprecedentë në historinë e monarkisë tajlandeze, Pallati Mbretëror i Bangkokut, ka publikuar online foto të ndryshme të bashkëshortes së mbretit, 34-vjecares Sineenat Wongvajirapakdi shoqëruar edhe me një biografi të saj prej 46 faqesh.
Faqja zyrtare në internet e familjes mbretërore, pas publikimit të këtyre fotove, është vënë në shënjestër nga nënshtetasit, dhe numri i klikimeve ka qenë i jashtëzakonshëm.
Disa nga imazhet, tregojnë ish-infermieren e ushtrisë në komandën e një avioni ushtarak, ndërsa është duke qëlluar me një armë automatike në poligon qitjeje, si edhe përkrah mbretit, në uniformë.
Në korrik ajo u shpall nga mbreti “Chao Khun Phra”, bashkëshorte mbretërore, duke u bërë kështu e para grua që merr këtë titull prej më shumë se një shekulli.
Top Channel