Në këtë 95 vjetor të lindjes së At Zef Pellumit , shkolla që mban emrin e tij është duke u rikonstruktuar për të qenë gati në 16 shtator kur dhe nis procesi mësimor.

“Sot është 95-vjetori i lindjes së At Zef Pllumit, një figurë e shquar e popullit shqiptar për sakrificën e madhe gjatë regjimit komunist, dhe mënyra më e mirë për ta kujtuar është ardhja në këtë shkollë, në një institucion të dijes, e cila është një nga shkollat më të mira të Bashkisë së Tiranës dhe jemi krenarë që mban emrin e At Zef Pllumbit”, shprehet Anisa Ruseti, nënkryetare e Bashkisë, Tiranë.

Në mënyrë që të sigurohet mbarëvajtje e mirë e procesit të ri mësimor dhe për të shmangur mbipopullimin në klasa, Ruseti u bëri thirrje prindërve që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në shkolla afër banesës. “Kjo do të shmangë orët e gjata në trafik, por edhe do të sigurojë që të gjitha shkollat e Tiranës të kenë të njëjtin standard, shkolla At Zef Pllumi ka 29 klasa dhe me një kapacitet prej 830 nxënësish, përfshirë edhe parashkollorin.

Top Channel