Publikohet foto e 26 vjeçarit Santiago Malko, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20 në rrugën “Xhanfize Keko”, kur drejt makinës së Malkos u qëllua me breshëri nga një tjetër makinë në lëvizje.

26 vjeçari ishte një emër i njohur për autoritetet. Ai në vitin 2016 ka qenë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Policisë së kryeqytetit. Po në vitin 2016 rezulton se Santiago Malko ka pasur një përplasje me vëllezërit Edmond dhe Gentian Lashi.

Mësohet se përplasja mes tyre është bërë në lokalin e dy vëllezërve. Burime për Top Channel bëjnë e dije që Santiago Malko ka pasur lidhje shoqërore me Ervis Martinaj.

 

FOTO GALERI
1/7

Top Channel