Problemet e mëdha financiare dënojnë përfundimisht Bury Football Club. Drejtuesit e English Football League e përjashtuan nga League One, Divizioni i Tretë në futbollin anglez duke i dhënë fund një historie 125 vjeçare, gjatë së cilës Bury ka fituar 2 herë FA Cup.

Pasditja e së martës ishte afati i fundit për Bury FC që të zgjidhte këtë problem me klubin anglez, të themeluar në 1885, që ishte në bisedime për t’u shitur te C&N Sporting Risk. Por këto bisedime me kompaninë në fjalë dështuan pasi ajo vendosi të heqë dorë nga blerja e këtij klubi duke bërë që të merrej vendimi drastik për përjashtimin e tij.

Bury bëhet klubi i parë që përjashtohet nga Football League pas Maidstone në vitin 1992. Deri sot ndeshjet e Bury ishin shtyrë me shpresën që ky klub do të zgjidhte problemet e mëdha financiare dhe dukej se gjërat po shkonin në drejtimin e duhur duke krijuar iluzionin e shpëtimit të Bury FC. Madje 300 vullnetarë shkuan në shkallët e stadiumit Gigg Lane dhe filluan ta pastronin për ndeshjen me Doncaster Rovers, por gjithçka rezultoi e kotë dhe Bury u varros përfundimisht.

Ndërkaq me probleme të mëdha financiare po përballet edhe Boltoni, por për skuadrën e Wanderers ka ende shpresa. Për këtë skuadër, afati për shpëtimin është shtyrë për në datën 14 shtator, ndërkohë që tentativat për shitjen përfundimtare të saj janë janë në vijim e sipër. Pas përjashtimit te Bury FC, League One do të mbetet me 23 skuadra dhe numri i ekipeve që do të bien nga kategoria reduktohet në 3.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA