Falsifikuan biletat e transportit urban dhe abonetë, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore , Policia e Tiranës dhe Prokuroria e Tiranës kanë arrestuar 8 persona.

Në njoftimin për mediet, thuhet se janë sekuestruar  150 000 bileta të falsifikuara. Operacionet janë bërë në kuadërt të operacionit policor “Bileta e falsifikuar”, duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:  F. I., 60 vjeç, detyrë administrator dhe ortak i shoqërisë “F… Sh.a”;F. V., 60 vjeç, me detyrë administrator dhe ortak i shoqërisë “A…T…”; A. V., 51 vjeçe, me funksion administratore dhe ortake e shoqërisë “A …T…”; E. V., 33 vjeçe, me detyrë administratore e shoqërisë “T… U… T…”; L. A., 47 vjeç, , me detyrë dispeçer i linjës së autobusëve “A… T….”; A. D., 39 vjeç, me detyre dispeçer i linjës së autobusëve në shoqërinë “A… T…”; K. Q, 42 vjeçe, me detyrë ekonomiste në shoqërinë “F… Sh.a” dhe A. I., 20 vjeç, të cilit iu gjetën të fshehura provat materiale, në tentativë për t’i asgjësuar.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se duke bashkëpunuar me njëri -tjetrin kanë falsifikuar bileta të transportit urban në kohë dhe periudha të ndryshme, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitim financiar të disa shoqërive operatore në transportin urban në qarkun Tiranë.

Këta shtetas përdornin bileta urbani të falsifikuara dhe jo të prodhuara në Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë, të cilat i kishin hedhur në qarkullim duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare. Nëpërmjet këtyre veprimeve i kanë shkaktuar shtetit një dëm të madh ekonomik, i cili do të përllogaritet në vazhdimësi nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale 150 000 bileta urbani të falsifikuara, vënia në përdorim e të cilave kap vlerën 6 000 000 lekëve të reja.

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një automjet i markës “Masserati”, 4 aparate celulare, në posedim nga personat nën hetim, kartela të ndryshme financiare, të plotësuara me shkrim dore, 5 libra arkash, 62 blloqe mandatesh arkëtimi, 350 kopje mandatesh arkëtimi , si dhe dokumente të tjera me shënime të ndryshme.

Nën drejtimin e Prokurorisë Tiranë dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor vijojnë hetimet me intensitet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale u dërguan në Prokurorinë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i letrave me vlerë” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA