Minjtë janë një problem i madh në Australi, veçanërisht rreth rajoneve ku rritet gruri. Rreth viteve 1900, popullsia e minjve arriti në shifra të frikshme, saqë shkatërruan të lashtat, kopshtet, pushtuan shtëpitë, hotelet dhe restorantet. Edhe zonat urbane, siç është Sidnei, u pushtua nga popullsia e madhe e brejtësve-midis 500 milion deri në një miliard. Statistikat arritën 100 mijë minj për çdo banor.

Në vitin 1917 Queensland dhe Victoria ishin zonat më të prekura nga tufat e minjve. Ata dëmtuan grurin, çizmet, këpucët, rrobat, tapetet, perdet dhe librat. Madje kafshonin edhe foshnjat në djepe, duke  shkaktuar sëmundje ngjitëse.

Disa minj arritën të futeshin brenda kopshtit zoologjik dhe të frikësonin luanët, ndërsa elefantët bërtisnin dhe trumbetonin. Madje, arriti në pikën kur minjtë dhe macet ndryshuan rolet. Ishin brejtësit ata që luanin me macet dhe këto të fundit kishin frikë.

“Gruri në stacionin Woomelang po zhduket shpejt,” raportoi The Horsham Times, atë kohë.  “Fermerët nuk kanë ushqim për kuajt dhe bagëtitë, pasi pirgjet janë të ‘infektuara’ me minj”, thuhej në artikull.

Minjtë u vranë nga dhjetëra mijëra çdo ditë. Kapja më e madhe ndodhi në Lascelles, Victoria, ku afërsisht 200,000 minj, me peshë totale prej  tre ton, u kapën në një natë të vetme. Në një incident tjetër, dy gra në Rochester, Victoria,  vranë brenda një dite rreth 1000 mijë brejtës. Incidenti u raportua gjerësisht në disa gazeta rreth Victorias, me titullin “Masakra e grave”

Murtaja u vërejt për herë të parë në shkurt dhe mars të vitit 1917 dhe arriti kulmin në mes të prillit dhe gushtit. Para se shpërthimi të ishte mposhtur përfundimisht, mbi 1.500 ton minj, rreth njëqind milion individë,  u vranë.

Murtaja e miut e vitit 1917 ishte  shkatërruese dhe deri në vitin 1993, brejtësit shkaktuan dëme të mëdha monetare.

Pse Australia vuan nga ‘pushtimet’ e minjve nuk është plotësisht e kuptuar. Lloji ‘pushtues’ nuk është as vendas për kontinentin. Ata mbërritën me evropianët  me anije,  ndoshta në fund të shekullit të 18-të dhe për shkak se ishte një specie e prezantuar pa grabitqarë natyralë,  u përhapën dhe numri i tyre u bë i frikshëm.

Faktori më i rëndësishëm që kontribuoi në këto shpërthime është moti. Kur dimri ka lagështi, probabiliteti për tu prodhuar me shumicë, është i lartë. Disponueshmëria e ushqimit është një tjetër kontribuues i mundshëm, por përsëri, eksperimentet nuk treguan ndonjë ndryshim në numër kur u shtua uji ose ushqimi të minjve në laboratorë.

Sidoqoftë në ditët e sotme është arritur përparim i konsiderueshëm nga dekadat e kaluara, dhe studiuesit kanë zhvilluar një numër modelesh që janë përdorur për të parashikuar shpërthimin e minjve, duke lejuar që familjarët të marrin masa parandaluese.

 

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA