Katër të dënuar u arratisën sot nga burgu i Tirinthas në Greqi. Mediet fqinje raportojnë se katër të burgosurit, përkatësisht dy shqiptarë, një egjiptian dhe një maroken, u konstatuan se ishin zhdukur gjatë drekës të kësaj të mërkure. Emrat e të arratisurve ende nuk janë bërë të ditur.
Rrethanat e arratisjes dhe koha e saktë nuk janë zbuluar deri më tani. Hetimet aktualisht janë duke u zhvilluar për t’i identifikuar dhe kapur ata. Ky është rasti i dytë në të njëjtin burg që regjistrohet një ngjarje e tillë, pasi më 7 qershor Yiannis Michailidis, u arratis.
Michaelides u dënua me 23 vjet e 9 muaj burg, pas një përleshje me armë me policinë në Pefki, gjatë së cilës u plagosën dy oficerë policie dhe një i ri. Në të njëjtën kohë, ai u akuzua edhe për dy grabitje bankash në Velvento, Kozan.
Top Channel