Në kohën kur në vend Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka ngritur padi penale për dy-ish drejtues burgjesh, që akuzohen për favorizim të Shullazit, Lulzim Cakës dhe shumë të dënuarëve të tjerë të rrezikshëm, një lajm interesant vjen nga Burgu i Fierit. Institucioni i Ekzekutimit të Veprave Penale në Fier, që drejtohet nga Arjan Hasani, është shndërruar i gjithi në një ekspozitë gjigande.
Një faqe lokale, që promovon turizmin në qytetin e Fierit, ka publikuar një album fotografish online, ku duken punimet të ndryshme, që sipas kësaj faqeje, janë bërë nga të burgosurit.
Konkretisht, në muret e burgut shihen piktura murale me përmasa të mëdha, ku dallohet flamuri ynë kombëtar, apo ajo e ballkonit ku Ismail Qemali ngriti flamurin dhe shpalli pavarësinë kombëtare në Vlorë.
Nuk mungon as një pikturë gjigande kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti apo dhe piktura e Nënë Terezës. Gjithashtu, nuk mungojnë as skulpturat, ku një ndër to, është një punim që ngjason me një timon varke, i ndërtuar me vegla pune. /Gazeta Shqip
Top Channel