Superylli i popit, Taylor Swift, ndezi ceremoninë e përvitshme të Video Music Awards, të MTV, duke marrë çmimin për videon e vitit dhe ndërsa pranoi çmimin, promovoi të drejtat e komunitetit LGTB.

Swift ishte mes atyre që rrëmbyen çmimet kryesore në edicionin e këtij viti të shoë-t të mbajtur në New York, New Jersey, dhe që konsiderohet nata më e ethshme e televizioneve për momentet e tij virale. Swift, mori çmimin kryesor për këngën e saj, “You need to calm down”, ndërsa ka publikuar së fundmi edhe albumin e ri, Lover, që u bë më i shituri i vitit në SHBA në vetëm dy ditë.

Fitues të tjerë ishin Missi Elliot, me çmimin “Video Vanguard Award”, që elektrizoi audiencën edhe me një miksim të hiteve të saj më të mëdha…

Mungonte ndërkohë Ariana Grande, që fitoi edhe tre çmime, përfshirë atë të artistit të vitit.

Edhe artistja britanike, Billie Eilish, që mori trofeun si “Artistja e re më e mire”, nuk ishte e pranishme për shkak të turneut të saj në Rusi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA