Shërbimi Sekret vret një person pranë Shtëpisë së Bardhë, viktima hapi zjarr ndaj oficerëve. Trump ndodhej në zyrë gjatë incidentit
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga procesi i transformimit të qytetit të Belshit, sipas të cilit nga një gropë e zymtë, po kthehet në një destinacion turistik.
Sipas shefit të qeverisë, “kanë nisur flukset e turistëve të huaj dhe përshtatjet e shtëpive, deri të vetmuara, në bujtina të vogla e plot shije”
“VIJON PUNA… për transformimin rrënjësor të Belshit nga një gropë e zymtë, në mes të një mrekullie natyrore të harruar, ku komuniteti jetonte në izolim e braktisje të plotë, në një destinacion të ri turistik, ku jo vetëm rriten vizitat e çdo fundjave nga Tirana e gjetkë, po kanë nisur flukset e turistëve të huaj dhe përshtatjet e shtëpive, deri të vetmuara, në bujtina të vogla e plot shije”, shkruan Rama.
Top Channel